IMG_3805

Organizata Caritas Kosova fton palët e interesuara të marrin pjesë në Konkursin e projektimit të shpallur në kuadër të Fushatës Anti – Stigma dhe nën Sloganin “Mund t’i ndodhe çdokujt. Fushata është realizuar nga projekti “SOCIETIES” me rastin e vendosjes së datës 10 tetor si Dita Botërore e Shëndetit Mendor.

KONKURSI

Një zgjidhje grafike (vizatim, pikturë, karikaturë, etj.) duhet të jetë origjinale dhe në një linjë me sloganin e fushatës. Ajo duhet të promovojë barazinë, respektin, mirëkuptimin dhe mbështetjen për njerëzit me aftësi të kufizuara mendore. Një zgjidhje grafike nuk duhet të jetë ofenduese për asnjë grup njerëzish ose individësh. Çdo formë e diskriminimit është e papranueshme.

E drejta për pjesëmarrje u jepet të gjithë personave që dorëzojnë punimet / idetë e tyre deri më 30 shtator 2018 në adresën e emailit contest@projectsocieties.org.

Punimet duhet të dorëzohen në formatin PDF. Punimet mund të bëhen në një nga gjuhët e mëposhtme: shqip, anglisht, serbisht, italisht dhe bullgarisht.

Si shtojcë e punimeve, është e nevojshme të jepet informacion personal rreth autorit: Emri, Mbiemri, Vendi, Adresa e postës elektronike, Numri i telefonit.

Autori i punimit fitues do të zgjidhet përmes votimit online në www.projectsocieties.org

Fituesi do të shpallet më 10.10.2018 në www.projectsocieties.org

Autori i punimit fitues shpërblehet me:

  1. Tablet
  2. Foto kamera / GoPro
  3. Hard disk i jashtëm

Punimet fituese me nënshkrimin e autorit do të përdoren për qëllimin e fushatës dhe nxitjes së shëndetit mendor dhe autori është i angazhuar për t’i dhënë të gjitha të drejtat e pronësisë Caritas-it.

Për detaje rreth konkursit si dhe fushates, iu rreferoni dokumentit në linkun:

Competition SOCIETIES Alb

FUSHATA ANTI-STIGMA – KONKURS DIZENJIMI