MisioniDheVizioni

Misioni

Caritas Kosova, si institucion bamirësie në Kosovë, analizon nevojat e njerëzve dhe komuniteteve kosovare dhe në përputhje me këto nevoja promovon lëvizje, iniciativa, duke zhvilluar programe dhe projekte për të përmirësuar cilësinë e jetës, për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë ndërtimin e paqes, arsimin dhe kujdesin ndaj njerëzve në nevojë dhe të margjinalizuar.

 

Vizioni

Vizioni ynë është që të promovojmë fuqimisht vlerat e përgjithshme universale, përmirësimin e kushteve të jetës ekonomike dhe sociale të shoqërisë kosovare, përmes veprimeve të fokusuara dhe të vëmendshme ndaj drejtësisë, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, përfshirjen sociale dhe duke u përkushtuar kryesisht ndaj njerëzve në nevojë dhe atyre më të margjinalizuar.