Nisur nga qëllimi kryesor i Caritas Kosova për të qënë afër njërëzve qe kan më së shumti nëvojë, me datë 22. 03. 2018 në komunën e Klinës është realizuar një aksion për pastrimin e një shtëpije (banesë kolektive) në të cilën banojnë dy bashkëshortë të moshuar dhe të sëmurë. Aktiviteti u realizua nga 3 vullnetarë dhe 2 punëtorë të Caritas Kosova të cilët pastruan shtëpinë e kësaj familje e cila për shkak të problemeve shëndetësore (mentale dhe fizike) nuk e kishte pastruar shtëpinë për vite të tëra. Brenda shtëpisë u gjeten materjale të ndryshme (veshmbathje,  mjete pune etj…) terësishtë të pa nevojshme nga të cilat ishin mbledhur edhe insekte të ndryshme qe sillnin një aromë shumë të keqe (nga e cila ankoheshin të gjith banorët e ndërtesës). Në këtë shtëpi mungonte gjithçka duke filluar nga uij i rrjedhshem, banjo, kuzhina etj por, as kjo nuk i pengoj vullnetarët e Caritas Kosovës qe të pastrojnë (dezinfektojnë) këtë shtëpi në mënyrë qe të paktën për një kohë të shkurtër të ofrojnë mundësi qe kjo familje të jetojë ashtu siç duhet. Në konsultim me qendren për punë socilale në komunën e Klinës është vendosur qe kësaj shtëpije ti rregullohet fillimisht uji i rrjedhshem, banjo dhe kuzhina (punë të cilën e ka marrë për sipër Komuna e Klinës) të dezinfektohet edhe një herë dhe të përciellet në vazhdimsi nga vullnetarët e Caritas Kosova.

Ky rast ka vërtetuar edhe një herë para organeve komunale se sa i rëndësishem është programi Home Care i cili merret ekskluzivisht me këto raste e të cilin e implementon Caritas Kosova.

 

“Nuk do ta kisha besuar kurrë qe në këtë kohë ka akoma njerëz që jetojnë në kushte të tilla, ju lutem qe sa herë qe të ketë nëvojë për ti ndihmuar familjeve të tilla të me thërrisni edhe mua” – Agroni – vullnetarë në Caritas Kosova

 

Organet komunale të Komunës së Klinës, familja përfituese dhe banorët që jetojnë afër kësaj shtëpije falendërojnë nga zemra Caritas Kosovën në veçanti vullnetarët për kontributin e dhenë.

 

Emrat e personave pjesëmarrës ne aktivitet: Agron Marku, Florentin Laskaj, Gjin Marku, Lekë Laçi, Zef Përgjoka.

Post 1 DCIM100GOPROG0155829. DCIM100GOPROG0235838. Post Post4

Pastërtia është baza kryesore për një shëndet të mirë