Caritas Kosova është e përkushtuar  në zbutjen e papunësisë në vend dhe në përgatitjën e të rinjëve për tregun e punës. Është më se e vërtetë që në ditët e sotme nuk mund të aplikohet për një vend pune pa CV dhe Letër Motivuese, dokumente këto të domodoshme të cilat shërbejnë si pikë e parë referimi nga punëdhënësi, dhe janë qelësi i suksesit apo dështimin në punësim.

Duke u referuar në këto nevoja, Caritas Kosova me mbështetjen financiare të Drejtorisë Komunale  të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Mitrovicë, me qëllim të mbështetjes së 33 të rinjve nga  komunitetet, kryesisht Shqiptarë, Rom, Ashkali dhe Egjiptas,  gjatë muajit Shkurt dhe Mars ka mbajtur 3 trajnime me temat e domosdoshme që përkojnë me punësimin: “Shkrimi i CV-së dhe letrës së motivimit’’, “Intervista e punësimit” si dhe ‘’Çka është biznesi’’. Për më tepër, gjatë trajnimeve janë përpunuar mënyrat e nevojshme të paraqitjes dhe sjelljet gjatë intervistës për pune, e gjithë kjo në formë prezentimi individual para të tjerve.

Në fazat në vijim, Caritas Kosova planifikon vazhdimin e këtyre trajnimeve produktive si nevojë dhe kërkesë e të rinjve nga të gjitha komunitetet në përgjithësi.DSC_0049 DSC_0192 DSC_0201

 

Përkrahja e të Rinjve Mitrovicas në Punësim