BËHU VULLNETARË I BAMIRËSISË!

Kush jemi ne?

Ne jemi grupi vullnetar i Caritasit të Kosovës, sakrifikues të kohës dhe të  vetvetes, të  motivuar me dëshirë dhe qëllim të mirë, jo si shërbyes por  ndjejmë kënaqësinë e vullnetarizmit, një grup me shumë energji pozitive i cili e shikon të ardhmen pozitivisht, grup që punon për të mirën e shoqërisë, grup që mund të bëjë energjinë pozitive, duke përfshire persona në veprimtarinë tone. Jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo kohë, të përgjegjshëm, të kujdesshëm dhe të besueshëm. Ne ndajmë dashurinë me të tjerët. Jemi gjithnjë  fleksibil – adaptohemi me përfituesit duke ndihmuar në zhvillimin e shoqërisë. Karakterizohemi për sakrificën e motivuar nga dëshira e mirë.

Rrjeti i vullnetarëve u formua nga PPCPG (Grupi nxitës i vullnetarëve të Caritas-it  të famullisë së Prizrenit) me qëllimi për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet vullnetarëve të caritas-it të famullive të ndryshme, organizatave rinore, në mënyrë  që shkëmbehen përvojat , duke mësuar nga njeri tjetri  dhe të ndihmojnë së bashku njerëzit në nevojë.

Çfarë bëjmë ne mund të besh edhe ti:

Vullnetarë, kontributi juaj është i çmuar ! Vullnetarizmi është të dedikosh kohën, energjinë dhe eksperiencën tënde për të ndihmuar të tjerët dhe t ë kontribuosh për të mirën e individit  apo bashkësisë.

Gjithsecili prej nesh, prandaj edhe ti  mund të bësh mirë gjithmonë dhe çdo kund, duke ofruar: animacione për fëmijë (me aftësi te kufizuara, shoqërim  të moshuarve  e  të sëmuarve,; përkrahje familjeve; asistencë në klasifikimin dhe shpërndarjen e rrobave, ushqimit për nevojtaret; përkrahje e stafit të Caritas-it; përkrahje morale, materiale dhe shpirtërore për njerëzit në nevojë. Bashkangjitu edhe ti ne aktivitetet tona:

  • Detektimi i hershëm i fëmijëve me nevoja te veçanta . Aktivitete të ndryshme me personat me nevoja te veçanta . Animacione për fëmijë , kampe verore dhe ekskursione me fëmijë me nevoja te veçanta . Shpërndarja e dhuratave për festa personave me nevoja te veçanta. Punimi i Broshurës:” Edhe ne jemi pjesë e shoqërisë Kosovare” që t’i informojmë prindërit, dhe të gjithë njerëzit që janë të interesuar për të ndihmuar personat me nevoja te veçanta  dhe sensibilizimin e tyre në shoqërinë Kosovare.
  • Shpërndarja e ushqimit, rrobave, shtretërve për nevojtarët. Vizita  dhe ndihmë të të sëmuarve, të  të varfërve, të të moshuarve.
  • “10 Million Stars” –  promovimi i vullnetarizmit dhe solidaritetit në Kosovë; Promovimi i vullnetarizmit dhe formimi i rrjetit të vullnetarëve; Inkurajimi e motivimi i vullnetarëve nëpërmjet aktiviteteve, trajnimeve, seminareve edukative dhe ekskursioneve; Organizimi i dramave të ndryshme për festa; Zbukurimi  e dekorimi i kishës për festa; Organizmi i lutjeve e takimeve shpirtërore; Mbrojtja e ambientit- Veprimi i te rinjve për ambientin; Mësim shtese për fëmije me probleme në të mësuar;Organizimi i Karnavaleve si vazhdimësi e traditës së festes së Karnavaleve në Prizren.

Çka fiton nga vullnetarizmi? 

  • Besim dhe vetë -respekt
  • Mëson shkathtësi për punë (aftësi sociale dhe komunikimi)
  • I lidh vullnetarët dhe bashkësitë e tyre
  • është kënaqësi të kontribuosh në ndryshimin e botës
  • ështe mundësi  për të bërë miq të rinjë; dhe
  • Siguron mundësi për të zbuluar aftësinë, talentin  e interesat individuale dhe t’i testosh  ato në një kontekst real.

 

Mesazhi ynë për ty:

Bëhu anëtarë i veprimtarisë së  Caritas-it!  Kërko informata në famullinë tënde, në të gjitha zyret e Caritas Kosova.