Dita e tokës, ditë kjo e ndërgjegjësimit të njerëzimit në lidhje me rëndësinë e natyrës dhe  mbrojtjes së mjedisit, festohet çdo 22 prill në më shumë se 175 vende të botës, dhe nga më shumë se 500 milion njerëz. Kjo shifër e renditë ate në ditën e tretë në botë në lidhje me festat që festohen. Dita e Tokës filloi të përkujtohet që nga viti 1970.

Caritas Kosova, OJQ “7 Arte”  dhe “MWAHR – Mitrovica Women Association for Human Rights” në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës- Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit për të shënuar këtë ditë, organizuan aktivitete me vullnetarë dhe nxënës të shkollave. Gjatë kësaj dite u organizua pastrimi dhe mbjellja e fidaneve në oborret e shkollës “Migjeni” dhe Qendrës Burimore për mësim dhe Këshillim “Nënë Tereza”, si dhe në parkun e qytetit dhe shetitorën buzë lumit Ibër. Me këtë rast Caritas Kosova në kuadër të programit Paqa dhe Diversiteti dhuroi 13 fidane Rrapi dhe Catalpa.

Shënimi i Ditës së Tokës në Mitrovicë