06-07.09.2018 – Në ambientet e Caritas-it të Tivarit në Mal të Zi është mbajtur takimi i përfaqësuesve të organizatave nga Evropa Juglindore, të cilat janë pjesë e grupit rajonal për veprim në situata emergjente (SEECEG South East Europe Caritas Emergency Group) e kryesuar nga Caritas Kosova. Në takimin e grupit punues që u mbajt me 6 dhe 7 shtator, u elaboruan efektet në situatat e krizës në rajon: krizat e ndryshme, përmbytjet, tërmetet, migrimi etj. Përveç shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira në zbatim, u bisedua  edhe për vështirësitë në zbatimin e projekteve pas situates emergjente. Përfaqësuesit e nga Caritas-et Evropës, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Romanisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinës morën pjesë në takim.

foto 1 seeceg foto 2 seeceg foto 3 seeceg foto 4 seeceg

 

TAKIMI SEECEG (South East Europe Caritas Emergency Group)