Me datë 11.09.2018, Caritas Kosova, organizoi Turne të Futbollit në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ku pjesmarrës ishin 4 Ekipe: ekipi nga Qendra Korrektuese në Lipjan, dy Ekipe nga Qendra me masë edukative dhe korrektuese në Lipjan si dhe ekipi i Vullnetarëve të Caritas Kosova.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Nga parandalimi, nëpërmjet trajtimit dhe rehabilitimit deri te ri-integrimi i suksesshëm” dhe është vazhdimësi e aktiviteteve të rregullta sportive me të miturit e burgosur. Gjatë tërë kohës u vërejt një atmosferë miqësore në mes të të burgosurve, vullnetarëve dhe stafit korrektues. Edhe në nivel sportive ky turne pati shume konkurencë duke bërë që disa lojë të përfundonin pas penaltive.

Organizimet e tilla ndikojnë drejtpërsëdrejti në uljen e zemërimit, rehabilitim si dhe kanë ndikim shumë pozitiv në shëndetin fizik dhe emocional.

IMG_3865 IMG_3867 IMG_3868 IMG_3866

 

Turne futbolli në Qendrën Korrektuese në Lipjan