Caritas Kosova ofron trajnime online edhe në kohë pandemie

06.04.2020

Ekipi i projektit Your Job po vazhdon komunikimin me të rinjtë e komunave të Prizrenit, Gjakovës, Vitisë, Kllokotit dhe Mitrovicës edhe gjatë kësaj periudhe të pandemisë globale COVID-19.

Kemi komunikuar me të rinjtë dhe kemi realizuar me sukses këshillime individuale dhe grupore si dhe trajnime online rreth komunikimit elektronik, menaxhimit të biznesit dhe do të vazhdojmë edhe më tutje me trajnime të tilla.

Gjithashtu, po mirëpresim idetë dhe sugjerimet e të rinjve për trajnime në fusha të tjera, të cilat janë të realizueshme përmes platformave online.

Ju bëjmë thirrje që ‘Të rrini në shtëpi, por jo kot, shfrytëzoni mundësinë e trajnimeve online përmes projektit Your Job - për t'u avancuar në fusha të ndryshme.

Caritas Kosova cultivates and promotes: Love, Solidarity and Peace