Ndihma në situatat e fatkeqësive natyrore dhe të konflikteve

Fatkeqësitë natyrore dhe të konflikteve përgjatë historisë së njerëzimit kanë shkaktuar tragjedi të shumta, gjersa viktimat e fundit janë njerëzit, respektivisht familjet dhe anëtarët e familjeve. Këtyre jo vetëm që u është nëpërkëmbur dinjiteti, por edhe mbesin pa shtëpi, pa anëtarë të familjes, pa të mirat materiale, gjersa vuajtja e tyre është aq e madhe sa thuaja është e pamundshme të perceptohet nga një njeri i rëndomtë i cili nuk ka kaluar nëpër atë përvojë. Caritas Kosova bashkëndjen me njerëzit e përvuajtur dhe të cilët kanë dhembje të madhe sepse e ka pasur përvojën e hidhur të kalojë luftërat por edhe fatkeqësitë e ndryshme në vend, dhe e din se nuk ka gjë më të shenjtë se kur i qëndron pranë dhe ndihmon njeriun e përvuajtur e të mbijetuar në çastet kur ai më së shumti ka nevojë, sidomos menjëherë pas fatkeqësisë natyrore, pas konfliktit apo luftës. Për këtë qëllim Caritas Kosova angazhohet dhe vepron në bazë të standardeve dhe protokoleve ndërkombëtare dhe koordinohet me agjencitë tjera, në përgatitjen e pakove emergjente ushqimore, shëndetësore, etj. gjithnjë duke marrë në kosideratë edhe veprimet e tjera që kanë të bëjnë me procesin e rehabilitimit të viktimave për t’i ofruar trajtimin që e meritojnë.

Caritas Kosova i kushton vëmendje të veçantë përgatitjes së stafit dhe vullnetarëve për intervenimet në situata pas emergjencave dhe në vazhdimësi revidon protokollet dhe ngritë kapacitetet e veta në mënyrë që të reagoj në situata të tilla në mënyrën e duhur.

Projektet

CONEX

CONEX është një projekt rajonal, i cili po zbatohet në gjashtë vende të Ballkanit. Me një kombinim të aktiviteteve humanitare dhe atyre afatgjata të zhvillimit, projekti është dizajnuar për të mbështetur grupet e synuara për... Lexo më shumë

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe