Përmirësimi i pozitës sociale të njerëzve në nevojë dhe zhvillimi i komunitetit për përfshirje dhe kohezion social

Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të kultivohet një frymë e re e paqes ndërmjet njerëzve.  Ndërtimi i besimit ndërmjet njerëzve është qëllim i përhershëm i Caritas Kosova, sidomos në shoqëritë kur dallimet sociale janë të theksuara sikur në vendin tonë. Përfshirja sa me e madhe e personave të margjinalizuar në aktivitete sociale, publike, ekonomike, etj. ndikon në krijimin e paqes së qëndrueshme në mendësinë e njerëzve, sidomos kur kjo kultivohet tek moshat e hershme dhe tek të rinjtë. Paqa arrihet edhe kur ndërmerren veprime që çojnë drejt zhdukjes së paragjykimeve, stereotipeve dhe diskriminimit ndërmjet njerëzve që kanë dallime sociale, ekonomike, etnike, fetare, etj. Margjinalizimi i njerëzve, si sfidues i paqes, bëhet kryesisht në mungesë të informacionit të plotë që çon drejt një mendësie të ngurtë. Meqenëse nga gjeneratat e reja pritet ndërtimi i një shoqërie të shëndoshë ku të gjithë janë solidarë me njëri tjetrin, Caritas Kosova përqendron orvatjet e veta kryesisht në këtë grupmoshë. 

Me qenë se shoqëria kosovare sfidohet nga problematika të ndryshme socio-ekonomike, si dhe forma të ndryshme të dhunës, segregimit dhe përjashtimit të cilat përjetohen nga kategoritë e cënueshme, Caritas Kosova tenton që të kundërpërgjigjet me masat e duhura në mënyrë që kjo situatë të lehtësohet dhe përmirësohet. Thuaja të gjitha shtresat shoqërore sfidohen nga prezenca e njërës prej formave të dhunës, e kjo bën që njerëzit jo vetëm të mos munden të gjejnë paqen, por edhe të përcjellin modelin e të sjellurit edhe tek gjeneratat vijuese. Caritas Kosova është e përkushtuar që të ndërmerr veprime të cilat shkëpusin zingjirin e dhunës, viktimat e së cilës të mund të jetojnë dinjitetshëm dhe në paqe.

Për të motivuar shoqërinë dhe për të kultivuar vullnetarizmin si një aspekt fisnik shoqëror Caritas Kosova promovon punën vullnetare si frymë që duhet ta karakterizojë një qenie njerëzore në ndihmë të një kauze që ngritë mirëqenien ose arrij paqen. Vullnetarizmi jo vetëm që arrin t’i bëjë njerëzit solidarë, por edhe e pasuron shoqërinë dhe i bën njerëzit bashkë, synim ky edhe i Caritas Kosova, që si të bashkuar të arrijnë ndryshimet me të mira të mundshme në shoqëri.

Mjedisi në të cilin jetojmë nuk është i favorshëm apo miqësor me të gjithë individët. Rrethant e ndryshme, sidomos ato sociale dhe ekonomike të pafavorshme, kanë bërë që një numër jo i vogël i njerëzve të sfidohen me vetveten dhe të humbin "rrugën" drejt të qenit njeri i kompletuar. Mu për shkak të rrethanave të cekura Caritas Kosova nuk mund ta lë anash këtë kategori të përvuajtur e të përbuzur në mëshirë të askujt, andaj zbaton veprime që të ofrojë rehabilitimin psiko-social, me bazë në komunitet, si një përpjekje për të përqasur riaftësimin e personave të sfiduar dhe në nevojë, duke shmangur kësisoji izolimin social dhe psikologjik të tyre. Përmes shërbimit psiko-social Caritas Kosova i ndihmon të sfiduarit për të dalë nga izolimi social dhe për t'u përballur me mjedisin që i rrethon, i cili në një masë të gjerë është i një karakteri të shumëfishtë (ekonomik, social, kulturor, shëndetësor, etj.). Përvoja e shërbimeve me bazë në komunitet ka treguar se këto shërbime janë efikase pasi ato orientohen jo vetëm drejt personit të sfiduar por edhe ndaj familjarëve dhe komunitetit.

Projektet

Paqa dhe Diversiteti

Programi Paqa dhe Diversiteti është vazhdim i programit të Paqes dhe Pajtimit i zbatuar që nga viti 2000, i cili integron mësimet dhe përvojën ndër vite, në mënyrë që të përmirësohet më tej rëndësia,... Lexo më shumë

Bamirësia dhe Solidariteti

Caritas Kosova nuk e sheh veten vetëm si bamirës që vetëm ndërmerr akt humanitar, por ndërmerr edhe veprime që kultivojnë shprehinë që të gjithë njerëzit, në rrafshin individual, të jenë bamirës, të... Lexo më shumë

Parandalimi i dhunës së strukturuar

Kjo komponentë e punës së Caritas Kosova ka për synim përkrahjen e viktimave të cilëve u është cenuar dinjiteti. Dhuna e strukturuar përfshin një gamë të gjerë të thyerjes së të drejtave të njeriut. Filluar nga... Lexo më shumë

Drejtësia në Burgje

Të burgosurit nuk gëzojnë liri të plotë, gjersa e çojnë jetën në një mjedis fizik tejet të kufizuar. Mirëpo nuk është në pyetje vetëm aspekti fizik i lirisë së kufizuar. Lufta e vazhdueshme me... Lexo më shumë

Vullnetarizmi

Promovimi i vullnetarizmit ka qenë në vazhdimësi një nga aktivitetet kryesore të Caritas Kosova me qenë se ne besojmë fuqishëm që angazhimi dhe ndarja e kohës, pa u kompensuar, për të mirën e njerëzve dhe kauzave ndihmëtare,... Lexo më shumë

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe