Community Advocacy and Resilient Mobile Care Services – CARES
C.A.R.E.S është projekt i zbatuar nga Caritas Kosova në partneritet me Caritas Austria dhe Shoqatën “Nëna Terezë,” që synon të përmirësojë cilësinë e jetës për grupet më të cenueshme në Kosovë.
I mbështetur nga Ministria Federale Austriake për Punë, Çështje Sociale, Shëndetësi dhe Mbrojtje të Konsumatorit, projekti ofron kujdes të personalizuar në shtëpi për të moshuarit, personat me demencë dhe ata me sëmundje kronike apo nevoja të veçanta.
Ky projekt, përveç në Kosovë, zbatohet edhe në Ukrainë dhe Bosnje dhe Hercegovinë, vendos precedent për standarde të reja të kujdesit shëndetësor duke përfshirë demencën në vend dhe rajon.
Për herë të parë në Kosovë, CARES prezanton një qasje të integruar për kujdesin ndaj personave me demencë – një grup shpesh i anashkaluar. Ky projekt, i pari i këtij lloji, kombinon kujdesin mjekësor, mbështetjen psikosociale dhe avokimin, duke vendosur standarde të reja për trajtimin e kësaj sëmundjeje komplekse.
Përmes trajtimeve mjekësore, mbështetjes emocionale dhe trajnimeve për kujdestarët familjarë, CARES fuqizon familjet dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës së përfituesve. Projekti adreson gjithashtu rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe avokimit për të nxitur politika më mbështetëse dhe një kulturë të re kujdesi, duke u bërë një shembull frymëzues për rajonin.
CARES rikthen shpresën dhe dinjitetin për ata që kanë më shumë nevojë, duke transformuar kujdesin ndaj demencës në Kosovë.
Projekti mbështetet nga:
Caritas Austria dhe Ministria Federale Austriake për Punë, Çështje Sociale, Shëndetësi dhe Mbrojtje të Konsumatorit