CORDIAL

Krijimi i Mundësive Rajonale për Veprime dhe Legjislacion mbi Përfshirjen e Personave me Aftësi të Kufizuara
 
Projekti Cordial përfaqëson një aleancë rajonale partnerësh ku bëjnë pjesë Caritas Bosnja dhe Hercegovina, Caritas Kosova, Caritas Maqedonia e Veriut, Caritas Mali i Zi, Caritas Serbia, Unioni i Organizimeve të Personave me Aftësi të Kufizuara (Bosnje dhe Hercegovinë), Qendra për Aktivizmin e Rinisë KRIK (Maqedoni e Veriut), Forumi për Rininë me Aftësi të Kufizuara (Serbi) si dhe Caritas Italiana.
Projekti zbatohet në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor me pjesëmarrjen e partnerëve të lartpërmendur, ndërsa në Kosovë rolin udhëheqës dhe zbatues e mban Caritas Kosova.
 
Qëllimi i projektit është forcimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile që punojnë për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor, si dhe krijimi i një mjedisi të favorshëm për bashkëpunim dhe partneritet në proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes. Projekti synon gjithashtu promovimin e përfshirjes sociale dhe ekonomike të personave me aftësi të kufizuara, luftën kundër diskriminimit dhe stereotipeve, si dhe mbështetjen e procesit të deinstitucionalizimit.
 
Grupet përfituese nga projekti janë: personat me aftësi të kufizuara, organizatat e shoqërisë civile që merren me përfshirjen e tyre sociale, institucionet publike kombëtare e lokale, si edhe publiku i gjerë.
 
Projekti mbështetet nga: Bashkimi Evropian

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe