Ka përfunduar me sukses trajnimi 4-ditor në ndërmarrësi për 18 pjesëmarrës

26.02.2021

Caritas Kosova, në kuadër të projektit Your Job, ka organizuar trajnimin 4-ditor në ndërmarrësi për të përgatitur të rinjt në fushën e biznesit. Për pjesëmarrësit e trajnimit, ky proces do të vazhdoj me ndarjen e 8 granteve për hapjen e bizneseve që po ashtu do të mbështetet nga Caritas Kosova. 

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë Drejtori Gjeneral i Caritas Kosova Don Viktor Sopi, Drejtori Ekzekutiv Alfred Pjetri, z. Shkëlzen Marku trajner nga organizata YUNUSS dhe znj. Doruntinë Demiri - trajnere. 

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe