Trajnimi Dyditor për Avokim dhe Ndërtim të Koalicioneve

23.06.2025

Me sukses u përmbyll Trajnimi Dyditor për Avokim dhe Ndërtim të Koalicioneve

Prizren | 19–20 Qershor 2025

Me shumë entuziazëm njoftojmë për përfundimin me sukses të trajnimit dyditor të organizuar nga Caritas Kosova, në kuadër të projektit CORDIAL – Krijimi i Mundësive Rajonale për Veprime dhe Legjislacion mbi Përfshirjen e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Trajnimi ishte i dedikuar për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) dhe trajtoi tema kyçe si:
Avokimi dhe Planifikimi i Avokimit
Lobimi
Shkathtësitë dhe Strategjitë e Negociimit
Roli i Koalicioneve dhe Hartëzimi i Partneriteteve

Duke u informuar mbi praktika të avancuara, trajnimi shërbeu si një platformë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet OSHC-ve dhe ndërtimin e partneriteteve të reja me synim ndikimin e përbashkët në proceset vendimmarrëse.
Pjesëmarrësit sollën energji, përkushtim dhe dinamizëm, duke ndarë përvoja të vlefshme dhe ide konkrete që kontribuojnë në fuqizimin e pozitës së personave me aftësi të kufizuara në shoqëri.

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe