Vizitë në Caritas Kosova e Drejtorit të Inspektoratit të Arsimit z. Defrim Gashi

19.03.2021

Më 17.03.2021, Don Viktor Sopi priti në takim z. Defrim Gashi – Drejtor i Inspektoratit të Arsimit në Republikën e Kosovës. Tema kryesore e takimit ishte angazhimi i Caritas Kosova për të siguruar qasje në edukim dhe arsim cilësor për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë, pa dallime. Po ashtu, u zhvilluan vizita në Kopshtin e fëmijëve “Engjujt” si dhe në Qendrën Sociale Edukative “Caritas Kosova” në Dubravë të Ferizajt.  

z. Gashi mbeti jashtëzakonisht i kënaqur me nivelin dhe kualitetin e shërbimeve që ofrohen në këto dy institucione si dhe me kushtet infrastrukturore. “Përkundër informatave rreth Caritasit, vizita në teren më ka bërë të kuptoj sa shumë punë dhe me sa përkushtim Caritasi punon në fushën e edukimit...” tha z. Gashi.  

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe