NDALO DHE NDIHMO

Ndalo trafikimin e qenieve njerëzore dhe dhunën në familje. Ndihmo!


Projekti STOP AND HELP/NDALO DHE NDIHMO punon për përmirësimin e parandalimit të dhunës në familje dhe trafikimit të qenieve njerëzore, për të avancuar protokollet dhe mjetet e ndërhyrjes dhe për të ngritur në një nivel më të lartë sistemin e shërbimeve të referimit për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës në familje. Në këtë mënyrë projekti mbështet betejën e vazhdueshme kundër këtyre akteve kriminale të dhunshme që po ndodhin gjithnjë e më shumë. Ky veprim, po i mundëson Caritas Kosova si organizatë zbatuese, të arrijë ndikim pozitiv në numrin më të madh të mundshëm të anëtarëve të grupeve të synuara, duke marrë parasysh rëndësinë e ndikimit shkatërrues të problemit në fjalë. Në vazhdimësi të bashkëpunimit përmes punës me institucionet dhe organizatat që merren drejtpërdrejt me grupet e cenueshme, ofrimi i shërbimeve për viktimat e dhunës në familje dhe trafikimit bëhet në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë Veriore dhe Mitrovicë Jugore.

 

Projekti financohet nga: Bashkimi Evropian

Menaxhohet nga: Save the Children International në Kosovë

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe