Paqa dhe Diversiteti

Programi Paqa dhe Diversiteti është vazhdim i programit të Paqes dhe Pajtimit i zbatuar që nga viti 2000, i cili integron mësimet dhe përvojën ndër vite, në mënyrë që të përmirësohet më tej rëndësia, efikasiteti, ndikimi dhe qëndrueshmëria e aktiviteteve të Caritas Kosova në Rajonin e Mitrovicës. Programi është i fokusuar në ndërtimin e një shoqërie të larmishme dhe të prosperuar duke promovuar paqen dhe diversitetin shoqëror, dhe duke ofruar mundësi më të mira ekonomike për komunitetin në nevojë. Më konkretisht, P&D fuqizon dhe ngritë kapacitetete e bizneseve të mesme të vogla dhe fuqisë punëtore që vjen nga komunitetet e ndryshme të cilat jetojnë në Mitrovicë, përmes zhvillimit ekonomik, punësimit, si dhe aktiviteteve sociale dhe arsimore. Aktivitetet janë hartuar në mënyrë që të forcojnë kapacitetet e përfituesve, nxisin dialogun ndëretnik, dhe zbatohen në bashkëpunim me akterët dhe autoritetet lokale.

 

Projekti mbështetet nga: Secours Catholique - Caritas France

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe