Caritas Kosova me rastin e ngjarjes së 10 milion yje organizoi punëtori kreative me fëmijët e komunitetit Rom në veri të Mitrovicës , fëmijët me nevoja të veqanta në Zubin Potok dhe nxënësit e shkollës  gjithëpërfshirëse  “Bedri Gjina” me përmbajtje multietnike në jug të Mitrovicës.

Tema e punëtorive ishte : “Gjatë festave të fundvitit të mendojmë se në botë ka shumë fëmijë në nevojë”.

Punëtorit u mbajtën me 19 dhe 20 Dhjetor dhe u asistuan nga vullnetarët e Caritas Kosova. Gjatë punëtorive u punuan  punime dekorative me motive festive , ku cdo punim (zbukurim për bredh) paraqet një fëmijë në nevojë. Fëmijët në punimet e tyre shenuan mesazhe të shumta si : “Dëshiroj që cdo fëmijë të jetë i lumtur si unë”, ,”Dëshiroj që cdo femijë të mos jetë i uritur”,” Dëshiroj që cdo fëmijë të jetojë në paqe” , Dëshiroj që cdo fëmije të pranoj dhurata nga babagjyshi” , si dhe urime për vitin e Ri….

Dhe në fund me 21 Dhjetor fëmijët së bashku me vullnetarët me punimet e tyre e  stolisen bredhin në qendër të Mitrovicës.

DSC_0548 DSC_0553 DSC_0558 DSC_0570 26827697_10155307086567843_1050922481_o 26827697_10155307086567843_1050922481_o (1)

10 Milion Yje