Më 17.05.2019 ishte ceremonia e Certifikimit të të rinjve/miturve nga Qendra Korrektuese në Lipjan dhe Qendra me masë edukative dhe korrektuese në Lipjan, ku 10 të rinj, nga 5 për dy qendrat, u certifikuan në nivelin bazik të gjuhës Angleze i cili zgjati 3 muaj.

Të rinjt treguan rezultate pozitive dhe presin që kjo të ju shërbej në të ardhmen për qasje më të lehtë në informacione dhe punësim. Kursi është organizuar në bashkëpunim me “British School of Kosova” nga Prishtina.

Certifikatat u dorëzuan nga Alfred Pjetri – Drejtori Ekzekutiv i Caritas Kosova dhe Drejtori i Qendres me masë edukative dhe korrektuese Arif Beqa, si dhe përfaqësues nga Qendra Korrektuese.

Caritas Kosova certifikon të burgosurit pas përfundimit të kursit të Gjuhës Angleze