Me 14 dhe 15 Shkurt 2018, Caritas Kosova në bashkëpunim me RDA (Regjional Development Agency – North), organizoi trajnime për bizneset e rajonit të Mitrovicës me temën “Plotësimi i aplikacioneve për grante”.

Pas kërkeses të disa bizneseve të cilat në thirrjet e donatorëve të ndryshem, nuk kanë qenë të përgatitur për plotësimin e aplikacioneve, Caritas Kosova në bashkëpunim me RDA organizuan trajnime për 2 ditë me rradhë me 14 shkurt me bizneset nga Mitrovica jugore dhe me 15 Shkurt me biznesetnga Mitrovica veriore. Trajnimet u mbajten në ambientetë dhe nga trajnerët e RDA-së.

Sipas përfituesve trajnimet ishin shumë interesante dhe të dobishme, sepse gjatë trajnimeve patën mundësi të mësojnë detalisht për plotësimin e aplikaciove për grante, gjë që në të ardhmën padyshim se do ta shfrytezojnë për të mirë e bizneseve të tyre.

 

DSC_0033 DSC_0012 (1)

Caritas Kosova organizon trajnime për bizneset në rajonin e Mitrovicës