Mitrovicë – 21 Shtator 2018

Caritas Kosova në kuadër të programit të saj “Paqa dhe diversiteti” edhe këtë vit, së bashku me Asociacionin e grave për të drejtat e njeriut në Mitrovicë dhe OJQ “7Arte”   në bashkëpunim me OJQ-të , “Birlik”, RADC, Qendrën Rinore “Diakonia” , Mitrovica Rock School, “Saraj Simit” dhe ShFMU “Bedri Gjinaj” , shënuan Ditën e Paqes me marshimin “Ecja e Paqes” sheshit të Mitrovicës dhe me një program të larmishëm ku recituan fëmijët e të gjitha komuniteteve  në gjuhën e tyre , u interpretuan këngë dhe valle Shqiptare, Turke, Boshnjake, Rome dhe vallëzime moderne, që u duartrokitën nga salla e përmbushur me qytetarë.

Ndërsa fare në fund ky organizim u përmbyll me promovimin e ushqimeve tradicionale nga të gjitha komunitetet që ishin ekspozuar dhe mund të shijoheshin në hapësirën ekspozuese në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Në të njentën kohë në veri  të Mitrovicës u realizua punëtoria me fëmijet nga komunitetet Romë dhe Serb ku fëmijët nëpërmjet vizatimit shprehën mesazhe paqe.

E gjitha kjo na bën të dijm se sa i pasur është qyteti jonë për nga kultura dhe diversiteti.deskde DSC_0594 DSC_0630 42363945_1907680272649575_8084318882862465024_n 42132045_10215057960193751_7952730357747417088_n

Caritas Kosova Shënon Ditën e Paqës