FTESË PËR APLIKIM

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe grave drejt punësimit në rajonet e Ferizajt dhe Mitrovicës”, i financuar nga Bashkimi Evropian, Caritasi Francez dhe i zbatuar nga Caritasi i Kosovës   i cili ka për qëllim:   “Mbështetjen e vetëpunësimit nëpërmjet trajnimit, mentorimit, rrjetëzimit, praktikave dhe mbështetjes materiale për gratë dhe të rinjtë në nevojë për një vend pune ose të gatshëm për të filluar ose zhvilluar aktivitetin / biznesin e tyre të gjenerimit të të ardhurave”.

Projekti ka hapur ftesë për aplikim për  gratë dhe  rininë

Çfarë ofrojmë?

Trajnime teknike: përfituesit që do të kenë biznesin e tyre ose aktiviteti që gjeneron të ardhura, do të përfitojnë aftësi të reja teknike, në mënyrë që  ta zotërojnë sektorin e aktiviteteve të tyre.

Trajnimi i menaxhimit të biznesit: përfituesit të cilët planifikojnë të fillojnë/forcojnë biznesin e tyre do të kenë mundësinë të mësojnë se si të menaxhojnë dhe zhvillojnë aktivitetet e tyre.

Mentorimi: si plotësues i trajnimeve, përfituesit (punëkërkuesit dhe bizneset e ardhshme) do të mbështeten dhe këshillohen individualisht përgjatë rrugës së tyre drejt (vetë) punësimit. Do të ofrohet mentorim përmes individëve të suksesëshem në fushën e biznesit.

Skema e praktikës: praktikat do të organizohen brenda kompanive ose organizatave që punojnë në fushën përkatëse.

Rrjetëzimi: organizimi dhe pjesëmarrja  në  panaire lokale dhe rajonale, vizita studimore, takime që përfshijnë organizatat profesionale dhe kompanitë private.

Grantet e personalizuara/përshtatura: në mënyrë që të mbështesin nisjen e bizneseve të reja dhe aktiviteteve që gjenerojnë të ardhura, 25 iniciativat më premtuese do të marrin grante.

Kush mund të aplikojë?

• Gratë dhe të rinjtë mbi  18 vjeç nga  Mitrovica dhe Ferizaj.

• Të motivuar dhe të interesuar për të fituar aftësi të reja.

• Të jenë të gatshëm për përvoja të reja në kërkim të punës dhe vetëpunësimit.

Si të aplikoni?

Plotësoni  online aplikacionin nga interneti: www.caritaskosova.org         

Plotësoni kopjet fizike në zyrat e  Caritas Kosova  dhe Zyrat e Punësimit.

Nëse keni nevojë për ndonjë ndihmë ju lutem na kontaktoni në: info@caritaskosova.org

ose vizitoni zyrën tonë!

E Hënë – e Premte nga ora 8:00-16:00.

Afati i fundit për plotësimin e aplikacionit është: 14 qershor  2019 ora 16: 00.

JU MUND TË APLIKONI KËTU

FTESË PËR APLIKIM