Caritas Kosova vazhdon t’i përkrah fermerët e regjionit të Mitrovicës

Caritas Kosova në kuadër të programit “Paqa dhe Diversiteti” gjatë muajit Mars organizoi vizitë studimore 2 ditore për 15 femrer të komuniteteve serb dhe shqiptar të regjionit të Mitrovicës.

Vizita u organizua me qëllim të shkëmbimit të përvojave mes fermerëve, përfitimit të njohurive të reja si dhe nxitja për bashkëpunim në mes të fermerëve dhe bizneseve.

 Gjatë dy ditëve u vizituan betaria “APIMEDICA”- Klinë, qumështorja  “ DRENA” dhe fermat  në Skenderaj dhe në Drenas, si dhe pemishtja “ AGROKOVRAGA” në fshatin Kovrage.

Përveq vizitave studimore, në ditën e dytë u vizitua edhe Panairi AGRO – TECH EXPO & FORUM 2019 në Tiranë. Si rezultat I kësaj vizite u nënshkruan edhe një marreveshje bashkëpunimi  ndërrmjet një blegetori nga Mitrovica dhe qumshtorës“ Drena” në Skenderaj.

Vizita studimore e fermerëve